Mançester Junajted ka fituar bindshëm 3-0 ndaj Partizan të Beogradit. Ishte një ndeshje pozitive në çdo aspekt për djemtë e Solskjaer, më në fund ata kanë bindur me lojë dhe me rezultat. Junajted  ngjitet në krye të grupit L dhe ka siguruar kualifikimin për fazën e nokautit. Ishte Mason Grinnvud ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 22’ të takimit pas një pasimi të bukur të Rashford. Pak minuta më pas Martial ka bërë një gol fantastik duke dyfishuar rezultatin. Pas pushimit Markus Rashford ka shënuar golin e tretë që ka vulosur përfundimisht fitoren e vendasve. Një paraqitje mbresëlënëse e Junajtedit, diçka që nuk është thënë këtë vit.


Në ndeshjet e tjera, Espankolli ka shkatërruar Ludogorets me rezultatin 6-0, teksa miqtë e kanë mbyllur ndeshjen me dy lojtarë më pak. Roma ka humbur 2-1 ndaj Borusia Mynshenglladbahut në Gjermani teksa i biri i legjendës Lilian Thuram, Markus, ka shënuar golin e fitores. Tani Roma duhet të vuajë deri në fund për një vend kualifikimi.


Renxhersi kanë mposhtur Porton 2-0 në shtëpi, një paraqitje bindëse e të besuarve të Zherard ndaj një skuadre me histori në kompeticionet europiane.


Gent ka mposhtur 3-1 Volfsburgun në Gjermani, një rezultat që ka befasuar. Ndërkohë Volvs ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Slovan Bratislavës me golin e Himenez të shënuar në minutën e fundit të takimit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...