DJ Snake ka vendosur një reputacion të madh në muzikë, por nga krahu tjetër është një tifoz futbolli, posaqërisht pas PSZH-së dhe nuk mungojnë dhe prezencat e tij të shumta në “Parc des Princes”. Ai ka miqësi me shumë futbollistë, duke qenë se yjet e botës e kanë shumë më të lehtë komunikimin mes tyre.

“Dybala këtë verë donte të vinte te PSZH-ja. Zakonisht, djemtë që më ndjekin në Instagram, i ndjek dhe flas me to. Edhe me Icardin, përpara se të nënshkruante, kam folur shumë me mesazhe. E njëjta gjë me Dybalanë. Ai donte të vinte te PSG-ja këtë verë. Nuk ndodhi, por kështu ishte. Unë flas me lojtarë, pasi ata pëlqejnë muzikën, unë pëlqej futbollin. Nëse e ndihmoj pak PSZH, është super!”, – tha ai.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...