Të shtunën, për të 12-ën herë me radhë mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Bariut”. Manifestimi qendror do të mbahet në fshatin Bistra të Mavrovës. Përveç që do të ketë karakter garues ku do të marrin pjesë barinjtë nga e gjithë Maqedonia, ky aktivitet do të ketë edhe karakter zbavitës dhe do të shërbej si promovim i blegtorisë së vendit.

Mbi 50 barinj do të garojnë me djathërat e tyre të prodhuara sipas recetave të vjetra tradicionale dhe do të zgjidhen tre djathërat më të mirë. Juria profesionale do të bëjë përzgjedhjen e djathit më të mirë. Po ashtu do të bëhet edhe zgjedhja e tre barinjve më të mirë në garën për qethje dhe mjelje të dhenve.

Njëkohësisht do të prezantohen edhe qentë më të mirë nga raca e njohur e tyre “Qentë e Sharrit”. Gjithashtu qytetarët që do marrin pjesë në manifestimin qendrorë do të kenë mundësi të provojnë ushqimet tradicionale të përgatitura nga barinjtë. Manifestimi do të fillojë në ora 8:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në ora 20:00 në mbrëmje.

Shpërndaj me