Më shumë se 150 fëmijë morën pjesë sot në ngjarjen edukative “Dita e Tesllës” e cila në organizim të EVN Maqedoni u mbajt në Qendrën ekspozuese për energji elektrike “Matka”. Fëmijët përmes punëtorisë kreative u njoftuan me veprën e shkencëtarit Nikolla Teslla, ndërsa realizuan edhe eksperimente për radiotransmetim, transferim celular të rrymës dhe ngjashëm. Në ngjarjen edukative morën pjesë fëmijë prej disa kopshteve për fëmijë nga Shkupi dhe nga SOS Fshati për fëmijë.

Qëllimi i EVN-së është që vazhdimisht ta sendërtojë qendrën ekspozuese Matka me përmbajtje të reja edukative dhe në këtë mënyrë t’ua afrojë të rinjve shkencat natyrore dhe elektroenergjetikën. Pikërisht në një ditë të këtillë, siç është Dita e Tesllës, është shkasi më i mirë që përmes punëtorive dhe metodave interaktive në mënyrë bashkëkohore me ushtrime, të frymëzuar pikërisht nga jeta e Tesllës, t’ua afrojë më të rinjve këto shkenca – deklaroi Lençe Karpuzovska, zëdhënëse e EVN-së, Maqedoni.

Alsat 

Shpërndaj me