Rozher Federer pësoi disfatë nga Andrej Rublovi me 0-2 në sete, në 1/8 e finales të turneut Master në Sinsinati. është përballja e parë që zvicerani e zhvilloi me tenistin rus, I cili shfrytëzoi këtë gjë dhe befasoi Federerin , duke diktuar tempo në lojë dhe në fund triumfoi me 6-3 dhe 6-4 në geme. Që të dy tenistët ishin vetëm 62 minuta në terren, që e bën disfatën më të shpejtë që e ka përjetuar Rozhr Federer në 16 vitet e fundit. Për dallim nga Federeri, tenisti numër një botë, Novak Gjokoviq, nuk kishte vështirësi që të kalojë në raundin tjetër. Tenisti serb mundi Karon Busta-n me 2-0 në sete ose 6-3 dhe 6-4 në geme dhe në çerekfinale do të takohet me Lukaj Pujin e Francëz, i cili mundi rusin Haçanov me 2-1 në sete.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...