Pas 10 fitoresh dhe 3 barazimesh në 13 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet, Leipcigu është ndalur në fushën e iAntraht Frankfurt-it.  Vendasit kanë fituar 2-0 falë golave nga Toure në minutën e 48-të dhe Kostiçit në të 94-ën. Kjo ka qenë humbja e parë e pësuar nga skuadra e Julian Nagelsmann që nga 26 tetori i kaluar, kur ekipi i Red Bull u mund 2-1 në kampionat në fushën e Frajburg.

Nga kjo ndalesë ka përfituar Borusia Mynshengladbah, që ka ngushtuar në dy pikë diferencën falë fitores 3-1 të marrë në fushën e Mainc-it. Një tjetër skuadër që mund të përfitojë nga rrëshqitja e kryesuesve është Bajern Munihu, që do të ngjitej në vendin e dytë dhe do të shkonte një pikë larg vendit të parë në rast se do të fitojë ndaj Shalkes.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...