Revista ‘American Medical Association’ botoi një studim dyzetvjeçar përafërsisht me 6.000 burra amerikanë me origjinë japoneze mbi moshën 50-vjeç, ku janë ekzaminuar faktorët që kontribuojnë në jetëgjatësi.

Është arritur në përfundim se burrat e asaj moshe do të ishin në gjendje të përjetojnë me lehtësi 80 vjet në shëndet të mirë nëse do të shmangnin rreziqet e caktuara. Këta faktorë rreziku janë kryesisht rritja e peshës, diabeti, yndyra e lartë e gjakut, veçanërisht trigliceridet dhe presioni i lartë i gjakut.

Bazuar në analizën e studimit, janë vendosur nëntë kritere që secili njeri duhet t’i përmbushë, në mënyrë që të jetë në gjendje të përmbushë vitet e vona në një shëndet të mirë.

Kriteret: Të martohen të mos ketë peshë të shtuar trupore të ketë presion normal të gjakut të jetë në gjendje të mirë fizike të ketë arsim të lartë

Të kemi sheqer në gjak brenda kufijve normalë të shmanget konsumimi i tepërt i alkoolit të mos pinë duhan të ketë nivele të kolesterolit brenda kufijve normalë

Burrat që drejtuan një jetë të shëndetshme kishin një shans 80% për të përjetuar moshën 80-vjeç pa ndonjë sëmundje, 42% përjetuan 85 vjet jetë, nga të cilat 11% nuk vuanin nga sëmundje serioze.

Bradley Wilcox nga Instituti i Kërkimeve të Shëndetit të Paqësorit në Honolulu, autor i studimit, tha që shanset për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të arritur atë moshë janë më të mëdha se 60%, nëse shmangim faktorët e rrezikut dhe vetëm 10% nëse nuk përmbushim 6 ose më shumë të kritere të përmendura. Përfundimi i studimit: Sa më të mirë që të kemi gjendjen fizike, aq më gjatë do të jetojmë!

Loading...

Shpërndaj me

Loading...