Miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga probleme të ndryshme të zemrës.

Sugjerohen disa mënyra të thjeshta për të minimizuar rrezikun e këtyre sëmundjeve:

1 – Minimizoni përdorimin e kripës.
Kripa rrit presionin e gjakut dhe përdorimi i shumtë i saj rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

2 – Kryeni ushtrime gjimnastikore.
Është e nevojshme që 30 minuta në ditë të kryeni ushtrime gjimnastikore. Forcon zemrën.

3 – Përdorni omega 3.

Pilulat omega 3 janë vaj peshku dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Dy pilula në javë janë të domosdoshme.

4 – Kryeni shpesh kontrollet e zemrës.
Duhet të jeni në dijeni se sa të lartë e keni presionin e gjakut.

5 – Ushqehuni me fibra.
Ushqimet e pasura me fibra forcojnë zemrën.

6 – Regjimi i gjumit duhet të jetë i rregullt.
Një studim ka dalë në rezultatin se personat që kanë një regjim gjumi jo të rregullt, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

7 – Përdorni vitaminën D.
Vitamina D është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga zemra.

8 – Lëngu i shegës.
Një studim ka treguar se një gotë lëng shege përmirëson presionin e gjakut.

9 – Stresi.
Stresi është një faktor i fshehtë, i cili shkakton sëmundjet e zemrës. Është e rëndësishme të ruani qetësinë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...