Mobilizohet e gjithë industria ushqimore, ka mjaft ushqim dhe nuk ka vend për panik, tha Ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski. Aktualisht, shteti ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe nuk ka nevojë për import. Aktivitetet bujqësore edhe me këtë gjendje të koronavirusit do të vazhdojnë, por me respektimin e rekomandimeve.

Agjencia pagesore vazhdon rregullisht të paguajë subvencionet gjatë kësaj periudhe. Ministria e Bujqësisë po punon në mënyrë intensive në blerjen e qengjave pasi kulmi është 10 ditë nga tani. Të mbillen fushat, natyrisht, në këtë pjesë duhet të respektohen rekomandimet e qeverisë, në këtë gjendje të jashtëzakonshme Barnatoret bujqësore nuk do të mbyllen -u shpreh Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë.

Transporti i mallrave ndërmjet shteteve do të kryhet, në përputhje me protokollet speciale të mbrojtjes. Ndalimi i eksporteve të grurit deri në 30 prill, ka për qëllim të parandalojë çdo prishje të situatës në tregun e vendit, dhe të sigurohen sasi të mjaftueshme mielli.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...