Kryeministri bullgar Bojko Borisov refuzoi ta takonte presidentin Gjorge Ivanov. Në kuadër të vizitës zyrtare në Sofje, Ivanov përveç me homologun e tij Rumen Radev, duhej të zhvillonte takime edhe me kryeministrin dhe ministren e jashtme bullgare. Por këta të fundit ndërruan mendje dhe vendosën ti anulojnë takimet. Vendimi i zyrtarëve të lartë bullgar erdhi pas qëndrimit të Presidentit Ivanov për të mos firmosur marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit.

Nuk duam të përzihemi në punët e brendshme të fqinjit tonë. Qëndrimi ynë është parimor dhe i qartë si dhe i gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Qeveria bullgare nuk sheh arsye të shfrytëzohet për debate të brendshme politike në Shkup. Thelbësore, për zhvillimin e ardhshëm të shtetit tonë fqinj është integrimi në BE dhe NATO dhe kjo të mos vihet në pikëpyetje”, theksohet në kumtesën e qeverisë bullgare -thonë nga Qeveria bullgare.

Për Ivanov qëndrimi i qeverisë bullgare është i njëanshëm dhe në kundërshtim me parimet e Bashkimit Evropian.

Ishte vendimi i tij dhe përgjegjësia e tij. Ai nuk është vetëm kryeministër i Bullgarisë por i një vendi që kryeson me Bashkimin Evropian. Unioni çdo kund promovon dialog, konstruktivitet, bashkëpunim prandaj është gjest i njëanshëm dhe nuk e përmbush qëllimin për anëtarësim dhe kryesimin me BE-në – deklaroi Gjorge Ivanov.

Në këtë kuadër Ivanov përsëriti qëndrimin se anëtarësimi në NATO dhe BE nuk mund të shërbejnë si alibi për marrëveshje që janë të dëmshme për vendin.

Semra Musai

 

Shpërndaj me