Largimi i parakohshëm nga jeta i Kobe Bryant ka tronditur fansat e basketbollistit, e jo vetëm. Aksidenti tragjik që i mori jetën 9 personave, përfshirë edhe vajzës 13-vjeçare të Kobe, erdhi si lajm i papritur për të gjithë.

Orët e fundit po qarkullon në rrjet një status i një përdoruesi në Tëitter, me pseudonimin Noso. “Kobe do të përfundojë duke vdekur si pasojë e përplasjes së helikopterit”, ka shkruar ai, ndërsa ajo çka surprizon është viti i postimit. Ky përdorues i rrjetit e ka shpërndarë këtë frazë në nëntor të 2012-tës, pra thuajse 8 vite më parë.

Fansat e Kobe po e cilësojnë si ‘parashikim’, ndërsa ende nuk dihet identiteti i përdoruesit në Tëitter. Ky status i ka vënë të gjithë në dyshime, në një kohë që po hetohet ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /News31.al

Loading...

Shpërndaj me

Loading...