Në lagjen Butel të Shkupit, mbrëmë një shtëpi është kapluar nga zjarri, me çka është shkaktuar dëm i madh material.

Sipas dëshmitarëve njofton “Makfaks”, shtëpia nuk ka qenë e banuar dhe nga zjarri nuk ka pësuar lëndime asnjë person.

Mbrëmë nga kompania energjetike EVN, kishin shkyçur rrymën elektrike në të gjithë lagjen deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me katër makina dhe 11 zjarrfikës, ndërsa zjarri kishte arritur të shuhet në orët e hershme të mëngjesit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...