Diamanti historik “Blu Farnese’’ prej 6,16 karatësh është shitur në një ankand në Gjenevë të Zvicrës për 6,7 milionë dollarë. “Blu Farnese”, që i ishte dhuruar, në vitin 1715, Elisabeta Farneses, mbretëreshës së Spanjës, arriti një vlerë shumë të madhe, pasi fillimisht ishte vlerësuar rreth pesë milionë dollarë. Ky diamant e ka origjinën nga minierat e Golkondes në Indi, në të njëjtën minierë ku u zbulua diamanti Hope, i blerë nga Luigji XIV dhe ka një histori 300-vjeçare. Këtë diamand, princesha Elisabeta e kishte marrë dhuratë në Parma me rastin e martesës me Filipin V, nipin e mbretit të ashtuquajtur “diell”.

Shpërndaj me