Përderisa policia vazhdon të sanksionojë pjesëtarë të saj për mos intervenim në Kuvend natën e dhunshme të 27 prillit, Prokuroria Publike akoma nuk kanë filluar hetime ndaj organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët”. Bogdan iliveksi njëri nga organizatorët  e protestës konfirmoi për Alsat M se akoma nuk është ftuar as nga Gjykata e as nga Prokuroria.

 Deri më tani nuk jam ftuar nga gjykata edhe as nga prokuroria publike, në dispozicion të institucioneve janë dy adresat e banimit. Sa i përket rikthimit të protestave dhe ngritjes së iniciativës nuk mund të them asgjë konkrete – tha Bogdan iliveski- “Për Maqedoni të Përbashkët”.

Gjatë ditës nuk kishte përgjigje as nga Prokuroria e as nga policia lidhur me hetimet për ngjarjet e 27 prillit. Deri tani me hetimin e kontrollit të brendshëm të MPB-së janë suspenduar 24 policë dhe kundër 31 tjerëve janë iniciuar masa disiplinore. Midis tyre janë agjentë të policisë sekrete, pjesëtarë të Njësisë për intervenim të shpejtë dhe policë në pozita të larta. Tani për tani nuk ka polic të suspenduar që ka qenë pjesë e shtabit operativ, i cili nën udhëheqjen e drejtorit të Byrosë për siguri Publike, Mitko Çavkov, lejoi dhunuesit të rrahin deputetë.  Së fundmi Prokuroria Themelore Publike njoftoi se do të kërkojë ndihmë nga Prokuroria për krim të organizuar për hetimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Organi themelor i akuzës ka konstatuar së në zhvillimet e të enjtes ka pasur një varg veprash penale dhe se sipas provave materiale këto vepra kategorizohen si krim i organizuar. Për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend, Prokuroria Publike procedoi nëntë padi penale për pjesëmarrje në turmë. Të gjithë të dyshuarit u dënuan vetëm me kusht. Vetëm ndaj dy të dyshuarve prokuroria ka iniciuar padi penale nën dyshimet se kanë kryer vepër penale tentim për vrasje ndaj kreut të LR PDSH-së Zijadin Sela. Dy të dyshuarit, Kire dhe Cane Gjorgjievski gjenden në paraburgim.

Senat Zylbehari

Loading...

Shpërndaj me

Loading...