Veljanovski, Janakieski, Ristovski dhe Atanasovski më 27 prill të vitit 2017 kanë pasur rol në organizimin e hyrjes së dhunshme në Kuvend. Prokurorja Villma Ruskoska në fjalimin hyrës tha se do të dëshmohet se ata kanë pasur për qëllim ta prishin rendin kushtetues dhe sigurinë e shtetit me akte dhune, që të pengojnë pranim- dorëzimin e qetë të pushtetit.

Që të kemi pasqyrë të plotë të ngjarjes, duhet të paramendoni një mozaik. Secili nga të akuzuarit e pranishëm, përbën pjesë. Nëse mungon një pjesë, atëherë mozaiku nuk është i plotë. Pikërisht, veprimet e tyre të lidhura dhe të harmonizuara, e përbëjnë këtë mozaik- deklaroi Villma Ruskoska- prokurore.

Sipas aktakuzës, Janakieski dhe Ristovski nga selia e VMRO DPMNE-së më 27 prill, janë paraqitur nëpër shtabet partiake dhe kanë organizuar transport deri në Shkup për protestë masive dhe hyrje në Kuvend. Për deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski që i hapën dyert e Parlamentit, Ruskoska pohon se udhëzime të tilla kanë marrë nga lideri i atëhershëm i partisë, Nikolla Gruevski. Për të, ajo tha: “Dëshironte të ballafaqohet në zgjedhje, por kur duhej të ballafaqohet me drejtësinë, u arratis në mënyrën më qyqare”. Sipas Ruskoskës, Veljanovski i cili atëherë ishte kryesues i seancës konstituive, ka shkruar me Gruevskin dhe ka refuzuar pas kërkesës së Oliver Spasovskit, ta ndryshoj rendin e ditës. Veljanovski nuk e ka penguar deputetin Zeqirja Ibrahimin ta këndoj himnin shqiptar ndërsa kur turma është futur në Kuvend, në vend që të ndihmojte të qetësohen tensionet, i ka dhënë udhëzime kryeshefit të sigurimit të tij, Gjoshevski ta drejtojë grupin e Nikolla Mitrevski- Kolo te salla e deputetëve. Shefi i atëhershëm i DSK-së, Atanasovski i ka mobilizuar dhe koordinuar anëtarët e grupit në krye me Aleksandar Mitrevski- Ninxha dhe Mitrevsko- Kolo. Sipas prokurores, ai i ka koordinuar edhe shoqatat e patriotëve e më pas i ka urdhëruar pjesëtarët e DSK-së t’i shkatërrojnë incizimet nga Kuvendi. Ruskoska fjalimin hyrës e përmbylli me një thënie të Goce Dellçevit- historia nuk kujton shembull tjetër kur një popull i njëjtë ndahet në shumë anë. Të akuzuarit deklaruan se janë të pafajshëm dhe se ndaj tyre është kryer përndjekje politike.

Në rastin konkret dhe në fjalimin hyrës të Prokurorisë, nuk kishte asnjë dëshmi. Nuk ka dëshmi për asnjë mesazh dhe organizim nga Spiro, Mile apo dikush tjetër. Nuk ka transport të organizuar atë ditë, nuk ka dëshmi për këtë- tha Elenko Millanov- avokat.

Mënyra se si zhvillohet ky gjykim dhe e mënyra e paraqitjes së Prokurorisë, është sikur traditat më të mira të gjykimeve në vitin 1948, kur në bazë të dëshmitarëve të sajuar, dënoheshin numër i madh i patriotëve, njerëz që luftonin për Maqedoni të pavarur- pohoi Jovica Apostolski- avokat.

Gjykimi do të vazhdoj në muajin mars.

Ivan Stefanovski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...