Eden Hazard është më afër Real Madridit. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit, ylli belg ka folur përsëri në lidhje me mundësinë për t’iu bashkuar gjigantëve të Spanjës. Gazetari Edurardo Inda ka zbuluar në emisionin sportiv “El Chiringuito” se lojtari ka arritur një marrëveshje me Real-in. Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare me 13 milionë euro në sezon, plus 3.5 milionë euro të tjerë të lidhura me objektivat që mund të arrihen. Një milion nëse fiton La Liga-n, një milion nëse fiton Topin e Artë dhe 1.5 nëse fiton Ligën e Kampionëve. Nëse kjo marrëveshje është e vërtetë, Hazard pritet të transferohet te Real Madrid verën e ardhshme dhe të bëhet imazhi i “Los Blancos” për projektin e sezonit 2019/20.

Loading...

Shpërndaj me