Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, pas një seri përpjekjesh të pasuksesshme të partive për tu dakorduar dhe miratuar ligjin e prokurorisë, theksoi se miratimi i një zgjidhje ligjore që zgjidh statusin e PSP-së edhe nuk është aq i nevojshëm. Kalimi i lëndëve të PSP-së, në Prokurorinë e rregullt, sipas ministres, rikthen shpresën se lëndët do të kenë një epilog. Për më tepër, anulohet mendimi juridik i Gjykatës Supreme që PSP-ja është një paditës i paautorizuar pas 30 qershorit 2017.

Takime joformale dhe konsultime ekzistojnë edhe këto ditë, jo vetëm sot, por kanë ekzistuar edhe ditët e kaluar. Të shohim a do të jetë takimi i parë, mund të dërgohet vetëm ligji që partitë të ulen, të reflektojnë në bazë të tekstit të shkruar. A bëhet fjalë për ligj të ri apo është intervenuar në ligjin që e propozuar paraprakisht? Është intervenim në ligjin që tashmë është në Kuvend dhe janë inkorporuar ndryshimet për të cilat biseduam në takimin e liderëve- deklaroi Renata Deskoska.

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar theksoi se duhet të procedohen të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale, por edhe të gjitha rastet e reja me korrupsion eventual.

Vendim për të ardhmen e Prokurorisë Speciale ende nuk është arritur. Por, mospasje e vendimit nuk është zgjidhje. Më mirë tani sesa më vonë, politika patjetër të ketë marrëveshje se si këto raste do të vazhdojnë në mënyrë kredibile dhe të pavarur. Përgjegjësia ligjore për rastet e PSP duhet të ketë epilog- pohoi Samuel Zhbogar.

Për Ligjin e prokurorisë dhe statusin e PSP-së ditë më parë biseduan kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Takimi përfundoi pa epilog, ndërsa partitë fajësuan njëra tjetrën.

Bojan Stojanovski

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...