Gjykatësit të cilët, pa arsye nuk caktojnë seanca gjyqësore në rastet e caktuara, të cilët iu janë dhënë ose i zvarrisin, ose nuk veprojnë për lëndën, për shkak të të cilës lënda mund të vjetërsohet, përmbushin kushtet për kryerje të pandërgjegjshme joprofesionale të profesionit. Këtë njoftim e morën krerët e të gjitha Gjykatave nga ministrja e drejtësisë Deskoska. Për më tepër, letra paralajmëron kryetarët se ata kanë detyrim të monitorojnë rregullisht punën e gjykatësve dhe të raportojnë çdo gjetje në Këshillin Gjyqësor.

 Letra e Ministres së Drejtësisë

“Nëse Kryetari i Gjykatës nuk e njofton Këshillin Gjyqësor për shkelje të rëndë disiplinore të ligjit nga nenet 75, 76 dhe 77 nga gjykatësi, dhe nëse shkelja ka qenë e njohur për atë, dhe mos-raportimi është me qëllim të fshehjes së tij, atëherë kjo është bazë për fillimin e një procedure shkarkimi nga detyra e kryetarit”, thuhet në letrën e Ministrisë së drejtësisë.

Për disa ekspertë juridikë, njoftimi i ministres Deskoska është paralajmërimi i fundit për gjykatësit, përpara vetingut të paralajmëruar.

Analiza jonë tregon se janë pikërisht këto procedura që janë lartë të profilizuara në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, çojnë në atë se procedurat shpesh pësojnë shtyrje të fillimit, gjatë inicimit të tyre. Pra, nga hyrja në gjykatë deri në mbajtjen e seancës së parë, ose mbajtjen e fjalimeve hyrëse. Kështu ndodhi me disa nga rastet përfshirë edhe këtë rast “Trajektorja” që u vjetrua, për njërin nga të pandehurit- deklaroi Natali Petrovska – Koalicioni për Gjykim të Drejtë.

Vetingu në sistemin gjyqësor është paralajmëruar nga qeveria për një kohë të gjatë. Me qëndrim të ngjashëm si të Deskoskës, ditë më parë doli edhe kryeministri Zaev. Ai kërkoi që procesin ta fillojë Komisioni Kundër Korrupsionit, duke kontrolluar pronat dhe paratë e gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe përmes Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve, të cilët duhet të kontrollojnë efikasitetin dhe arsyet e vjetrimit të lëndëve.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...