Në ndeshjen e Kupës së Italisë, Kastriot Dërmaku ka qenë në qendër të mbrojtjes me katër, duke dhënë kontributin e tij përballë Frozinones, në kërkim të kualifikimit mes 16 ekipeve më të mira të turneut. Parma dominoi lehtësisht sfidën duke shënuar që në fillim me Siljardin e duke i shkuar shumë herë pranë golit të dytë. Por ndërsa pritej që ajo të mbyllte ndeshjen, një pavëmendje e Dermakut në mbulimin e Trota i kushtoi shtrenjtë pasi ky i fundit dërgoi sferën në rrjetë i harruar i vetëm ne qendër të prapavijës. Gjithsesi, një penallti e Hernani në fund të sfidës i dha Parmës suksesin 2-1 dhe i siguroi kalimin e turit, ku si kundërshtar në ditët e para të janarit do të jetë skuadra e Romës. Deri atëherë, Dermaku me siguri dot ketë perfeksionuar rolin e ri, pasi te klubi i Parmës e shohin atë si qendërmbrojtësin e të ardhmes për shumë vite.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...