Për momentin nga masat për zvogëlimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve në fuqi është vetëm vendosja e tatimit progresiv. Nga Qeveria janë të bindur se kjo reformë jep rezultate, edhe pse numrat zyrtarë të sektorit joqeveritarë thonë se hendeku është zvogëluar vetëm për 0.6%. Lidhur me masat e tjera të paralajmëruara për tatimin e luksit dhe pagimin më të drejtë të tatimit, Qeveria thotë se do t’i zbatojë.

Ne absolutisht jemi të përkushtuar. Ajo që është në program, atë ne e realizojmë. Tatimi i drejtë përkundër shumë njerëzve që parashihnin skenarë apokaliptike, se njerëzit do të shpërngulen, se do të hapen kompani jashtë vendit, kjo nuk ndodhë”. – theksoi Dragan Tevdovski, ministër i financave

Nga Banka Popullore thonë se është mirë që indeksi GINI, që mat varfërinë tregon se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve stagnon ose zvogëlohet shumë pak, që nuk është kështu edhe në nivel botëror.

Në dekadën e fundit, pas përshkallëzimit të krizës globale ekonomike në nivel botëror shënohet trend i rritjes së pabarazisë në shoqëri. Sidomos kjo është rast në ekonominë amerikane”. – deklaroi Anita Angellovska Bezhoska, guvernatore e BPM-së

Përcaktimet kryesore të LSDM-së ishin “Jetë për të gjithë” dhe “Një shoqëri”. Megjithatë, nëse gjykojmë sipas rrjeteve sociale, në mes të mandatit ka pakënaqësi për realizimin e dobët të projekteve të paralajmëruara dhe të premtuara për jetë më të mirë. Të dhënat zyrtare nga Enti Shtetëror të Statistikave tregojnë se varfëria në Maqedoni në vitin 2017 ka qenë 22% , përkatësisht çdo i pesti banor i vendit nuk ka mundur t’i realizojë nevojat e jetës. Për momentin po rrjedhin reformat sociale me të cilat planifikohet mbi 30 mijë familje të dalin nga varfëria, ndërsa në mënyrë drastike të ulet përqindja e qytetarëve të varfër.

Ile Petrevski

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...