Shtëpia e ankandit Sotheby planifikon të shesë një tufë flokësh të Ludwig van Beethoven, të cilin vetë kompozitori gjerman i preu dhe i dha një miku pianist në 1826.

Flokët priten të shkojnë në ankand për 19 mijë dollarë.

Por drejtori i librave dhe dorëshkrimeve në Sotheby, Simon Maguire tha se mund të shiten për më shumë se 19.000 dollarë.

“Tashmë ka pasur shumë interes për flokët,”-tha ai.

Maguire rrëfeu edhe historinë interesante për tufën e flokëve. Sipas tij pianisti austriak Anton Halm i kishte kërkuar flokët e Beethoven për t’ia dhënë të shoqes si dhuratë në formë kujtimi nga një kompozitor i atyre përmasave. Por në vend të asaj që pretendonte Halm, shërbëtori i Beethoven i kishte dërguar flokët e një dhie, duke e zemëruar kompozitorin.

Më pas Bethoveni ishte çuar e kishte prere vetë një tufe flokësh në pjesën e pasme të kokës, të cilën e kishte mbështjellë në një copë letër e ia kishte dhënë pianistit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...