Me përballjen në mes Borecit dhe Rabotniçki, nis java e 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Kjo është përballje e parë, e cila zhvillohet gjatë ditës së shtunë, ndërsa 4 sfidat e tjera do të zhvillohen gjatë ditës së diel. Në lagjen e Gjorçe Petrovit në Shkup, në orën 15.00 , skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit do të sfidojë skuadrën e Renovës. Vetëm 30 minuta më vonë, Vardari në terrenin vendas do të takohet me skuadrën e Sileksit, ndërsa në Tetovë do të takohen dy skuadrat shqiptare. Kampioni aktual, Shkëndija kërkon fitorene tretë me radhë , ndërsa Struga Trim Lum beson se mund të arrijë deri te fitorja e parë në transfertë. Ndërkohë në Strumicë, lideri aktual, Akademia Pandev, do të mirëpret FC Shkupin, i cili do të drejtohet nga ndihmës trajneri Orhan Abdi.

 

Liga e Parë – Java 7-të

Borec – Rabotniçki

Makedonija Gj.P. – Renova

Shkëndija – Struga Trim Lum

Vardari – Sileksi

Akademia Pandev – FC Shkupi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...