Skuadra e Akademia Pandev shënoi fitore ndaj Renovës me 2-0, në sfidën e parë të javës së 5-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Golat në përballjen e zhvilluar në stadiumin në Strumicë, I shënuan Rajkoviç, në minutë e 32-të dhe Krstovski në minutën e 88-të. Me këto tri pikë, skuadra nga Strumica forcon pozitën e parë në tabelën e klasifikimit duke grumbulluar 13 pikë. Ndërkohë përballjet e tjera, do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë në orën 15.30 minuta, përpos derbi në Tetovë, që nis 30 minuta më herë dhe Shkëndija sfidon Rabotniçkin. Në ndeshjet e tjera, Vardari takohet me skuadrën Struga Trim Lum, ndërsa Makedonia Gjorçe Petrov përballet me Borecin. Ndërkohë FC Shkupi me trajnerin e ri, Bulent Akin, në stadiumin në Çair, do të sfidojë Sileksin.

Presim që të jetë ndeshje e vështirë, ne do të kërkojmë tri pikë. Kishim në dispozicion dy javë për tu përgatitur për këtë ndeshje, luajtëm edhe dy takime kontrolluese dhe mendojë që edhe përkrah asaj që do të jetë e vështirë, ne do të bëjmë gjithçka për t’i gëzuar tifozët tanë, do të japim maksimumin dhe të shohim se si do të përfundojë takimi, “ tha para kësaj sfide Filip Stojanovski, futbollisti i FC Shkupit.

Në mesjavën e ardhshme, do të zhvillohen sfidat e javës së 6-të dhe kjo është arsyeja që ndeshjet e javës së 5-të zhvillohet të shtunën, e jo të dielën.

Liga e Parë – Java 5

Akad. Pandev 2–0 Renova

Shkëndija – Rabotniçki

Vardari – Struga Trim Lum

Makedonija Gj.P. – Borec

FC Shkupi – Sileksi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...