Një politikane shkaktoi debate të shumta për shkak të veshjes me dekolte të hapur gjatë ceremonisë së betimit në parlamentin e Brazilit.

Ngjarja vjen pas zgjedhjeve me debate shumë të zjarrta, për shkak të presidentit që jo vetëm është ultra-konservator, por edhe që akuzohet nga opozita për fyerje ndaj grave.

“Gjinjtë e trazirave”, shkruanin gazetat të nesërmen, pasi deputetja nga Santa Katarina u shfaq me bluzën shumë të hapur, në vendin ku ka pasur debate të shumta për dhunën ndaj grave.

Deputetja 43-vjeçare, Paulinja Da Silva, nënë e dy fëmijëve, tha se kishte dalë dyqaneve për të blerë një veshje enkas për ceremoninë, dhe ky i ishte dukur më i përshtatshmi.

Ajo i akuzoi qortuesit se komentet dhe kërcënimet e tyre vinin për shkak të kulturës “maço” dhe seksiste të vendit, e bazuar në paragjykime. Ajo i këshilloi debatuesit të merreshin me të veshurit me kravata që vjedhin fonde, pasi ajo vetë do të vazhdojë të vishet si t’i dojë qejfi./tch/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...