Deputetët duan t’i kufizojnë bankat rreth provizioneve që ata i marrin nga qytetarët për kreditë. Ndonëse ministria e financave kufizimet i planifikoi vetëm për të ashtuquajturat kredi të shpejta, sot deputetët nga ministri Dragan Tevdovski kërkuan kjo të vazhdojë edhe për kreditë banesore dhe ato korporative. Deputetët kërkuan kufizimet për atë sesa bankat mund të fitojnë nga qytetarët, të vazhdojnë edhe për kreditë deri në 75 mijë euro, e jo vetëm për 200 euro sa ishin parapara fillimisht. Për këtë do të luftojnë me amendamente.

Të aplikosh për kredi, kjo paguhet, pastaj për çdo transaksion lidhur me pagesën e kredisë përsëri paguhet provizion, madje paguhen edhe dënime nëse kredinë e paguan para kohe. Nuk duhet harruar se këto provizione dhe kompensime janë të larta, sidomos për kartelat kreditore”. – theksoi Panço Minov, GROM (OQM)

Ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë kontratave për kredi konsumatorë parashohin kufizim të shpenzimeve për kreditë konsumatorë në shumë më pak se 200 euro në kundërvlerë të denarit ose të ashtuquajtura kredi të shpejta. Te këto kredi nuk e kemi mbrojtjen që e garanton ligji, ndërsa shpenzimet arrinin deri në 200 % nga shuma e përgjithshme e kredisë.

Me këto ndryshime do të kufizohen shpenzimet e përgjithshme, provizionet dhe kompensimet që i paguajnë qytetarët dhe ulet rreziku nga përkeqësimi i mëtejshëm i gjendjes financiare të qytetarëve që kanë probleme me pagesat e kredive”. – u shpreh Dragan Tevdovski, ministër i financave

Me propozim-ndryshimet lartësia maksimale e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme mund më së shumti të jetë 55%. Tani ligji do të shqyrtohet në komision ku pritet të debatohet edhe për amendamentet e deputetëve me të cilat do të kufizohen përfitimet e bankave nga kreditë deri në 75 mijë euro.

 Aleksandra Spasevska

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...