Grupi i deputetëve nga radhët e LSDM-së nuk do ta dëgjoj ish ministrin e Financave, Dragan Tevdovski dhe do të votojnë “PËR” heqjen e tatimit progresiv dhe kthimin e tatimit të sheshtë. Sipas partisë në pushtet, me këtë votim, nuk do të thotë se heqin dorë nga politika socialdemokrate. Pohojnë se me ndërtimin e barazisë sociale dhe shoqërisë korrekte, vazhdon politika që e praktikon LSDM. Tevdovski para dy ditëve i porositi deputetët e LSDM-së, që nëse votojnë PËR anulimin e tatimit progresiv, lirisht mund ta heqin termin “socialdemokrat” nga emri i partisë.

Është korrekte t’u thuhet qytetarëve, se sistemi nuk është i gatshëm për këtë realizim, se duhet të punohet plus për të rritur moralit tatimor të tatimpaguesve. Ne gjithashtu duhet t’i kemi opsionet ligjore, që i ofrojnë fqinjët, dhe në këtë drejtim jo për të shfuqizuar, por për të shtyrë zbatimin e tatimit progresiv”-tha Jovan Mitreski, koordinator i LSDM-së.

Pas shkarkimit të Dragan Tevdovskit, si ministër, tani dhe pritet që të ndodhë një veprim i tillë populist nga Qeveria, komentoi analisti politik Aleksandar Kërzhalovski. Por, a bëhet fjalë për vardisje para zgjedhjeve, Kërzhalovski thotë se argumentet nga të dyja palët duhet të kontrollohen. Sipas tij, pushteti pretendon se epilogu është i keq, por Tevdovski dhe këshilltari i tij Branimir Jovanoviq, sigurojnë se kanë mbledhur më shumë sesa fondet e parashikuara fillimisht për këtë vit.

Unë tatimin progresiv e kuptoj pak më ndryshe, të mos ketë kufizime, por nëse fiton dikush më tepër, të mos tatohet në mënyrë shtesë por në mënyrë proporcionale atë që e ka fituar. Të ketë shkallë të njëjtë, por normalisht, nëse fiton më shumë, kontributet do jenë më të mëdha. Dhe kjo funksionon deri në katër rroga mesatare dhe më pas tek ne ka limit dhe më tej nuk tatohet. Nuk shoh përse të mos tatohet. Nëse dikush fiton 10 mijë euro, përse kjo nuk i përfshin të gjitha, njëjtë sikur gjithë të tjerët”-tha Aleksandar Krzhalovski, analist.

Ndërsa ish ministri i Financave nga radhët e LSDM-së Nikolla Popovski në kohën e të cilit në fuqi ishte tatimi progresiv për “Nezavisen Vesnik” thotë se ky është hap krejt djathtist i Qeverisë dhe shpreson se është e gatshme t’i bartë pasojat nga hapi i këtillë.

LSDM-ja në të vërtetë po ndërmerr masa që merren vetëm nga qeveritë e ekstremit të djathtë. Vetëm për t’ju rikujtuar, taksa e sheshtë me një normë proporcionale si për më të pasurit, ashtu edhe për më të varfrit, dhe në të njëjtën kohë shumë të ulët, nuk siguron financim të përshtatshëm”-theksoi Nikolla Popovski, profesor.

Ngrirjen e tatimit progresiv në 36 muajt e ardhshëm Qeveria e justifikoi si një masë që nuk i ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Reforma tatimore, megjithëse ishte një nga premtimet kryesore parazgjedhore të Social Demokratëve, u prezantua me një vonesë për një vit dhe nuk zgjati as 12 muaj. Tani me ndryshimin e ligjit, do të kthehet zgjidhja e vjetër e taksës së sheshtë, pra të gjitha të ardhurat do të tatohen me 10%, e jo si më parë deri në 1.500 euro me këtë normë, dhe mbi këtë shumë me 18%.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...