Deputetët austriakë miratuan të mërkurën një projektligj të propozuar nga koalicioni qeverisës e djathta-ekstremi i djathtë për ndalimin e shamisë islame në shkollën fillore.

Për t’u mbrojtur nga akuzat për diskriminim kundër myslimanëve, teksti i referohet çdo veshjeje me ndikim ideologjik apo fetar që mbulon pjesën e kokës.

Megjithatë, dy rrymat e koalicionit qeveritar, konservatorët (OVP) e kancelarit Sebastian Kurz dhe ekstremit të djathtë (FPO), u shprehën në mënyrë të qartë se shamia islame ishte objekt i shënjestrimit.

Zëdhënësi i FPO për Edukimin, Wendelin Moelzer sqaroi se ligji ishte një sinjal kundër islamit politik, ndërsa deputeti i OVP Rudolf Taschner siguroi se teksti ishte i nevojshëm për të mbrojtur vajzat ‘’nga nënshtrimi’.

Qeveria specifikoi se çallma e burrave, sikh apo kipa e hebrenjve përjashtoheshin nga projektligji./ATSH

Loading...

Shpërndaj me

Loading...