Pas më shumë se një viti larg vëmendjes mediatike, Demi Lovato u kthye sërish në qendër të vëmendjes duke u ngjitur në skenën e Grammy Awards 2020, ku ofroi një performancë emocionuese. Demi e shmangu Tapetin e Kuq, por u ngjit në skenë për t’iu kthyer sërish muzikës, që pas mbidozës së vitit 2018.

Lovato debutoi me një këngë të re, “Anyone”. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Demi para se të shtrohej në spital. Disa ditë më parë, ajo e quajti këngën “një klithmë për ndihmë”.

“Unë i dëgjoj dhe i dëgjoj këto vargje si një klithmë për ndihmë,” tha Demi gjatë një interviste në Neë Music Daily me Zane Loëe. “Dhe kur e dëgjon fillon edhe mendon, ‘Si askush nuk e dëgjoi këtë këngë dhe të ndihmonte këtë vajzë?’.”

“Unë e regjistrova këngën dhe mendoja se isha mirë, kur qartazi nuk isha,” shtoi Lovato. “Madje e dëgjoj sërish dhe mendoj, “Oh Zot, sa dua të kthehem në kohë dhe të ndihmoj atë version të vetes.”

Demi nuk ka kënduar në skenë që nga fillimi i 2018-s dhe performanca e saj mahnitëse i emocionoi të gjithë.

“Jam përpjekur të flas me pianon,
Jam përpjekur të flas me kitaren,
Kam folur me imagjinatën,
Kam besuar te alkooli.
Jam përpjekur vazhdimisht
Kam treguar sekretet derisa zëri më shteroi
E lodhur nga biseda boshe
Sepse askush nuk më dëgjon më…” thotë Demi në një një pjesë.

Në korrik të 2018-s, Demi u shtrua në spital si pasojë e mbidozës. Ajo u kthye në jetë me anë të narcan, një medikamenti që përdoret për të trajtuar mbidozat e heroinës apo drogërave të tjera. Fillimisht, TMZ raportoi se këngëtarja kaloi në mbidozë heroine, por kjo u mohua më vonë nga një burim pranë saj.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...