Ndërmarrja Publike Rrugët shtetërore ashpër reagon ndaj informatave të publikuara në kronikën e publikuar në lajmet e TV Alsat e që ka të bëj me realizimin e investimeve kapitalet të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

“Informatat që janë publikuar në lajme janë konstatime të gazetarit të juaj, se menjëherë pas konferencës për shtyp të drejtorit të N.P. Rrugët Shtetërore, janë ndërpre punimet, janë të pavërteta dhe nuk reflektojnë pasqyrën e vërtetë të realizimit të këtij projekti. Për shkak të informimit të drejtë të opinionit, dëshirojmë të njoftojmë se punët ndërtimore në rrugën rajonale Draçev-Jurumleri janë zhvilluar pa ndërprerje deri në ora 16:00, aq sa zgjat edhe orari i punës i të punësuarve në ndërmarrjen ndërtimore e cila është realizuese e projektit”, thuhet në reagimin e NP Rrugët Shtetërore.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...