Sipas fitimeve kapitale, skuadra e Barcelonës është në vendin e parë me 840 mln euro, të ardhura vjetore. Kështu së paku thot raporti i “Deloit Fotball Money League”, e cila ndihmon në sqarimin e të ardhurave të klubeve të futbollit. Këtu llogariten të ardhurat e stadiumit nga biletat, të drejtat televizive dhe aktivitetet tregtare për sezonin 2018-2019. Katalanasit ndiqen nga Real Madridi me 757 mln euro dhe Mançester Junajted 711 mln euro. Gjiganti bavarez, Bajerni i Munihut është në vendin e katërt me 660 mln euro, para Paris Sen Zhermenit me 635 mln euro. Juventusit kompleton Top 10-të, duke u rreshtuar pas skuadrave angleze: Çellsi, Totenham, Liverpul dhe Mançester Siti.

Rrenditja e plotë:

  1. Barcelona (840.8 milionë euro)
  2. Real Madrid (757.3)
  3. Manchester United (711.5)
  4. Bayern Munich (660.1)
  5. PSG (635.9)
  6. Manchester City (610.6)
  7. Liverpool (604.7)
  8. Tottenham (521.1)
  9. Chelsea (513.1)
  10. Juventus (459.7)
Loading...

Shpërndaj me

Loading...