Motrat Kardashian kanë zbuluar publikisht reagimin që patën mëngjesin kur përflitej se Tristan Thompson tradhtoi Khloe me Jordyn Ëoods.

Videoja e publikuar në kanalin e KUWTK shfaq Kim, e cila tregon si e dëgjoi historinë.

“Shoqja ime Larsa më telefonoi për të më shpjeguar se një gazetare që njihte, do të shkruante një histori se Jordyn dhe Tristan ishin në shtëpinë e tij deri në 7:00 të mëngjesit. Thonë që ata po putheshin. Nuk mund ta besoja”, shprehet Kim.

Më pas telefonon motrat e saj Kourtney dhe Khloe për të kuptuar gjithçka po ndodh.

Kim: A fole me Jordyn?

Khloe: Fola me Jordyn. Është shumë e çuditshme ajo nuk më jep të gjithë informacionin. Ma tha: Ai po përpiqej të më puthte, por nuk e mbaj mend u puthëm apo jo.

Kourtney: Çfarë?!

Pas kësaj, motrat telefonojnë Kylie Jenner, shoqen e ngushtë të Jordyn për të mësuar nëse ajo ka më shumë informacion.

Kylie: Unë fola me Jordyn. Ajo ishte mes këmbëve të tij. Ajo më tha, “Nuk mbaj mend nëse u puthëm”. Ndërsa unë i thashë, “Nëse je shumë e nevrikosur për të më treguar diçka, ti mund të më shkruash”. Dhe ajo më tha “Ok, do të të telefonoj për 5 minuta”. Ende nuk më ka telefonuar dhe kanë kaluar 20 minuta.

Kourtney: Përse Jordyn tha se do të të telefononte sërish?

Kylie: Është shumë e çuditshme.

Khloe: Ekzaktësisht.

Kylie: Është hera e parë që dëgjoj se ajo është ulur në prehrin e tij.

Khloe: Unë dua të di atë dreq të vërtete.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...