Ndërtesa Chrysler, qiellgërvishtësja simbol e Nju Jorkut, është në shitje. Një nga ndërtesat më të bukura të Big Apple, 77 kate dhe 319 metra lartësi, është vënë në shitje nga pronarët, fondi i investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe Mubadala dhe grupi i pasurive të paluajtshme Tishman Speyer. E konsideruar një kryevepër arti dekorativ, ndërtesa Chrysler u ble në 2008 nga Mubadala, e cila kishte paguar 800 milionë dollarë për 90% të kapitalit. Tishman Speyer, që në vitin 1997 kishte blerë kapitalin e plotë për 210-250 milionë dollarë, kishte mbajtur 10%. Asnjë çmim nuk është përcaktuar në ofertë./dita/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...