Me një çmim fillestar 3 milionë dollarë, ka dal në ankand një ndër letrat e fundit të gjeniut gjerman, Albert Ajnshtajn. Letra e firmosur në vitin 1954, një vit para se shkencëtari të vdiste, i është drejtuar filozofit Eric Gutkind.

Letra është blerë nga një koleksionist anonim në vitin 2008 dhe që nga sot ka dal në ankand online në eBay. Ofertat do të jenë të vlefshme deri në 18 tetor. Për Eric Gazin, zëdhënësin e negociatave, “interesi i të gjithë botës për Ajnshtajnin, për temat e rëndësishme që mbart kjo letër, justifikojnë çmimin e lartë“.

Në dokument, gjeniu diskuton mendimin e tij mbi fenë dhe Biblën, që sipas tij ndoshta është “një përmbledhje legjendash të nderuara, por ende primitive dhe disi fëminore”

 

Shpërndaj me