Dejvid Rash ka fituar mbi 100 tituj të rekordeve botërore Gines. Vetëm gjatë vitit të fundit ai ka thyer të paktën një rekord në javë duke synuar të jetë më i mirë në shumë fusha. Aksionet e tij janë kryesisht sportive dhe peshëmbajtje. Më shumë rekorde ka thyer duke mbajtur objekte të ndryshme dhe të mëdha me mjekrrën e tij për një kohë të gjatë, duke bërë gjuajtje-pritje me sy mbyllur ose duke vrapuar dhe luajtur me objekte të ndryshme njëkohësisht. Rash zyrtarisht është ftuesi i titullit për lojën më të ngadalshme me gjuajtje dhe pritje të topit. Ai planifikon të vazhdojë trajnimet dhe të fitojë edhe tituj të tjerë.

“Unë dua që njerëzit të më shohin dhe të kuptojnë se nëse kalon mjaftueshëm kohë, energji dhe përpjekje në çfarëdo, mund të bëhen të mirë, mund të bëhen më të mirët në botë, qoftë të fitojnë titull Gines, ose të bëhen autorë, moderatorë ose miq. Ju mund të bëheni shumë të mirë në gjithçka”-tha Dejvid Rash, fitues i mbi 100 titujve Gines

Loading...

Shpërndaj me

Loading...