Neil Lenon, trajneri i Selltik, vendosi ta aktivizonte talentin Karamoko Dembele në ndeshjen e fundit të kampionatit. Djaloshi u vu në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit të kaluar, kur në moshën 15-vjeçare firmosi kontratën si profesionist. Dembele është mësuar t’i djegë etapat: ai është grumbulluar me U-20-ën e Selltikut kur ishte 13 vjeç. Ka qenë pjesë e skuadrës së parë që në kohën kur Selltiku drejtohej nga Brendan Roxhers, ndërsa Lenon vendosi që ai të debutojë në pjesën e dytë të ndeshjes së fundit. “Sportbible” shkruan se për këtë rast, duke evidentuar faktin se para lojtarëve të datëlindjes 2000, ka debutuar një lojtar i 2003-shit, një lojtar që të martën ka provimin e matematikës. Dembele mori vendin e Oliver Burke dhe luajti mirë në pjesën e dytë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...