“Nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë dhe historinë. Nuk mund t’i zgjidhim fqinjët tanë. Nuk mund ta ndryshojmë historinë sepse ajo i takon se kaluarës. Por mund të bëjmë përpjekje për të ardhmen. Në këtë proces kemi hy duke lënë anësh interesat tona dhe duke menduar për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi gjatë debatit për ndryshimet Kushtetuese, ministër i jashtëm Nikolla Dimitrov.


Diskutimi i tretë publik për draft amendamentet për ndryshimet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë do të mbahet sot në amfiteatrin e ASHAM-it.

Ditë më parë, Kuvendi miratoi tekstet e draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Pas debatit, vijon faza e mendimit ndaj propozim-amendamenteve. Për tekstin e amendamenteve, deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja votuan të përmbajtur. Kjo për arsye se presin që pas debatit publik të forcojnë argumentet dhe qëndrimet e tyre ndaj ndryshimeve kushtetuese. Argumentet pret t’i forcojë edhe opozita shqiptare e cila tashmë disa herë ka paralajmëruar se në fazën e fundit do të ndërhyjë me amendamente në çështjen e gjuhës shqipe dhe përpilimin e preambulës.

Derisa ndryshimeve kushtetuese po u afrohet fundi, trupi për pajtim dhe integrim akoma nuk ka rezultate konkrete. Mbledhja e caktuar u shty për arsye të vizitave të deputetëve jashtë vendit dhe një pjesë të deputetëve që u ftuan në Prokurori për krim të organizuar për të dëshmuar mbi zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi. Deri në mesin e muajit dhjetor pritet zgjidhje ligjore për të akuzuarit për 27 prillin. Amnistia apo falja ashtu siç e quan kryeministri Zoran Zaev kushtëzon miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat pritet të votohen në gjysmën e dytë të muajit janar.

Drejtpërdrejtë nga debati i tretë publik për amendamentet për ndryshimet kushtetuese

Publiée par Alsat sur Vendredi 7 décembre 2018

Loading...

Shpërndaj me