Skuadra e Akademia Pandev pësoi disfatë 0-3 në ndeshjen e parë në skenën ndërkombëtare , nga boshnajkët e Zrinjskit. Mysafirët nisën ndeshjen më mirë dhe në minutën e 12-të kishin epërsi 0-1 me golin e Haxhiqit. Ndërsa për golin e dytë , duhet të presim minutën e 28-të, kur Mandiq mposhti portierin vendas. Goditja fatale për Akademia Pandevin erdhi në minutën e 56-të, kur Govedarica prodhoi një solo aksion dhe dërgoi topinnë pjesën e pambrojtur të portës vendase. Ndeshja kthyese zhvillohet 7 ditë më vonë në Mostar.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...