Debutim ëndrrash për Daniele De Rosi te Boka Juniors. Mesfushori italian realizoi gol në ndeshjen e tij të parë si lojtar i Boca, në ndeshjen e Kupës së Argjentinës ndaj Almagro. Miëpo ky gol nuk ka mjaftuar, pasi Boca u eliminua pas ekzekutimit të penalltive. De Rosi realizoi golin e avantazhit të Boka Juniors në minutën e 28-të. Debutimi i De Rosi në Argjentinë zgjati 76 minuta, pasi që ai u zëvendësua. Menjëherë pasi doli nga fusha, skuadra e Almagro barazoi dhe më pas u kualifikua pas gjuajtjeve të sakta nga pika e bardhë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...