Matijs De Ligt u shpall fituesi i trofeut “Kopa” për vitin 2019, çmim që i jepet futbollistit më të mirë U-21 në Botë. Holandezi mposhti në këtë garë emra si Xhadon Sanço, Zhoao Feliks apo Vinicius Xhunior. Fillimisht, mbrojtësi i Juventusit u ngjit në skenë ku ngriti lart trofeun dhe i falënderoi të gjithë. Më pas, De Ligt ka zbuluar edhe një dedikim të veçantë, pikërisht për ish-klubin e tij Ajaxin, vendin ku u rrit si futbollist dhe u bë i famshëm. 19-vjeçari, në një video të postuar nga vetë klubi nga Amsterdami shprehet se i mungon Ajaksi dhe mbi të gjithë tifozët, të cilët i falënderon shumë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...