Juventus dhe Matijs de Ligt do të bashkohen shumë shpejt. Të gjitha rrugët e çojnë holandezin në Torino, mirëpo negocimi ka mbetur në një moment kyç këto orët e fundit. Lojtari ka rënë dakord me ofertën dhe pagën e Juventusit, Ajaksi po ashtu, por klubi holandez ka menduar një tjetër lëvizje në këtë operacion, natyrisht me ndihmën e agjentit Mino Raiola. Kartoni i de Ligt do të kushtojë 70 milionë euro, që bashkë me bonuse mund të shkojë deri në 80 milionë. Mirëpo Ajaksi ka kërkuar që në këtë marrëveshje të përfshihet shkëmbimi me Moise Kean, sipas informacioneve të “La Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi i Juventusit menaxhohet nga Mino Raiola, ashtu si de Ligt dhe Ajaksi po mundohet që nëpërmjet tij të marrë shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar, që ka shkëlqyer këtë sezon. Mësohet se për Kean në garë është hedhur edhe Everton, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e tij. Zhvillime të reja priten përgjatë ditës së sotme, ku do të zgjidhet përfundimisht formula e blerjes së 19-vjeçarit holandez.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...