PSZH është futur në garë për holandezin De Ligt dhe i mëshon fort pistës së mbrojtësit. Në kryeqytetin francez duan që të gjejnë zëvendësuesin ideal të Tiago Silvës dhe 19-vjeçari i Ajaksit është emri i duhur. Agjenti i tij, Mino Raiola, është sot dhe nesër në Paris për të mbyllur marrëveshjen. Përfaqësuesi i 19-vjeçarit ka takuar drejtorin sportiv të PSZH-së, Antero, dhe duket se gjërat janë në rrugën e duhur. Sheiku i PSG-së, Naser Al-Kelaifi, do me patjetër suksesin në Ligën e Kampionëve dhe për këtë arsye synon të përforcojë mbrojtjen. Sulmi është me 5 yje, por tani duhet “blinduar” mbrojtja. Raiola do paratë, prandaj dhe afrimi me PSZH shihet si një lëvizje tipike e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...