Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, po mendon që të bëjë një revolucion total në verë. Numri një i klubit është lodhur nga përplasjet me skuadrën e tij shkruan “Gazzetta dello Sport”. Gjobat dhe përplasjet nuk janë sjelljet e duhura që të ecet përpara. Trajneri Karlo Ançelotti ka mbajtur anën e lojtarëve pas gjobave që presidenti i vendosi. Mesfushori Allan dhe kapiteni Lorenzo Insinje kanë marrë gjobat më të mëdha, ndërsa Kalidu Kulibali, Çaki Lozano, Dries Mertens, Hoze Kalejhon dhe Kostas Manolas sërish kanë marrë penalizime të mëdha. Hoze Kallejon dhe Dries Mertens janë në fund të kontratave të tyre dhe nuk kanë ndërmend të rinovojnë. Allan mund të kalojë te PSZH në janar, ndërsa Mertens mund të shkojë dhe larg Europës. “La Gazzetta” shkruan se e ardhmja Kulibaly nuk është e sigurt. Afrikani nuk ka pranuar gjobat dhe mund të largohet te Mançester Junajted për 100 milionë euro.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...