Pas takimit të zhvilluar sot me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se ndihet i vlerësuar nga predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi pas përfundimit të takimit me kancelaren Merkelse ishte shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel.  Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ndërsa më herët zhvilloi një takim me Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku pati një bashkëbisedim të hapur dhe pozitiv. Takimet e Ramës vijnë në prag të vendimit për datën për çeljen e negociatave me BE-në. Qeveria gjermane është shprehur edhe më parë për hapjen e negociatave jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Maqedoninë e Veriut, por vendimi duhet të konfirmohet nga Bundestagu. Vendimi përfundimtar për dy vendet do të merret në mesin e muajit tetor në samitin e liderëve të BE-së.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...