Atleti nga Maqedonia, Dario Ivanovski , u ndal në vendin e parafundit në Evropianin në Berlin, në garën e vrapit në 1.500 metra. Në garën e baterisë së parë, Ivanovski u ndal në vendin e 11, ose të parafundit , duke shënuar kohën prej 3 minuta, 57 sekonda e 52 të qindat që është për 10 sekonda më e dobët se koha e tij më e mirë, të regjistruar në muajin qershor në Lojrat Mediterane në Taragona. Në këtë mënyrë mbyllet paraqitja e atletëve nga Maqedonia në Evropianin e Berlinit, pasi ditë më parë, Drita Islami u ndal në vendin e fundit në garën e 400 metrave me pengesa.

Shpërndaj me