Kosova U21 ka mbetur në garë deri në minutat e fundit përballë bashkëmoshatarëve të Anglisë, por në fund është dashur të dorëzohet përballë talentit të Fil Foden. Skuadra e Prekazit shkonte në Angli e ndërgjegjshme se do të vuante në mbrojtje dhe ashtu ndodhi, pasi britanikët kërkuan me ngulm golin që në minuat e para të duelit, derisa e gjetën atë me Foden në minutën e 25-të të sfidës. Kosova iu afrua ndjeshëm golit kur pas një kundërsulmi, futbollisti i Skënderbeut, Arbnor Muja i futur si zëvendësues pas dëmtimit të Memës, goditi traversën kur ishte vetëm pak hapa larg portës së boshatisur. Skuadra kosovare u tërhoq përsëri në mbrojtje në pjesën e dytë, duke lënë vendasit që të shpenzonin energji e synuar që në fund me kundërsulmet e tyre të tentonin mrekullinë. Megjithatë, mrekullinë më parë u detyrua ta bënte Smakiqi i cili bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur ekipin në lojë. Në minutat e fundit, Kosova kërkoi me ngulm golin me disa zbritje të shpejta, por ata që shënuan ishin përsëri vendasit me Foden, pasi talenti i Mançester Sitit shfrytëzoi një rreshtim të gabuar në zonë për të çuar rezultatin në 2-0 e mbyllur ndeshjen.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...