Të gjithë pensionistët që marrin pension do të duhet të ulen para kompjuterit dhe në mënyrë elektronike në Drejtorinë për të ardhura publike të dërgojnë e-mail vërtetime mbi të ardhurat vjetore. Dhe jo vetëm ata. Të gjithë personat fizikë, të cilët gjatë vitit kanë bërë të ardhura, duke përfshirë edhe ata që kanë marrë vetëm rrogë ose pension, do të duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP, në sistemin e ri E-tatimi personal deri në fund të vitit. Të gjithë duhet të kenë adresa elektronike, në të cilat pasi të regjistrohen do të marrin kërkesë, që duhet ta dorëzojnë në sportelet e Drejtorisë, e cila pastaj do ti konfirmojë të dhënat.

Qytetarët janë të obliguar, jo më vonë se më 31 maj 2019 ta konfirmojnë Deklaratën tatimore vjetore ose ta korrigjojnë atë. Në mënyrë që DAP ta dorëzojë Deklaratën te tatimpaguesit deri më 30 prill 2019 për të hyrat e realizuara gjatë vitit 2018. Këta tatimpagues, persona fizikë detyrohen të regjistrohen në sistemin E- tatimi personal mbi të ardhurat”- u shpreh Muhedin Avdiq, DAP.

Qytetarët respektivisht të moshuarit që nuk janë në gjendje të regjistrohen vetë në mënyrë elektronike, do të duhet ta bëjnë këtë si vijon: Të japin autorizim të vërtetuar, të noterizuar te një personi tjetër. Përndryshe do të duhet të shkojnë personalisht në DAP.

Vetëm ti japë autorizim para një noteri dhe me atë autorizim, personi i autorizuar mundet të vijë në DAP. Apo në qoftë se nuk duan të japin autorizim në noter, duhet të vijnë të dy në DAP dhe të identifikohen”- theksoi Muhedin Avdiq, DAP.

Ata qytetarë që nuk do të regjistrohen në mënyrë elektronike deri në fund të vitit, DAP do t’i ftojë të regjistrohen në sportelet ose Deklaratat tatimore do tu dërgohen me postë. Qytetarët të cilët do të regjistrohen, por nuk do ta konfirmojnë ose korrigjojnë Deklaratën tatimore vjetore deri në fund të majit të vitit të ardhshëm, DAP do ta konsiderojnë të njëjtën si të konfirmuara. Përndryshe, e gjithë kjo është zëvendësim i praktikës disa vjeçare, kur para sporteleve të DAP-it, deklarata dorëzonin vetëm qytetarët që kishin të ardhura shtesë.

Aleksandra Spasevska 

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com