Të gjithë tatimpaguesit që ende nuk janë regjistruar në sistemin elektronik të deklarimit të tatimit kanë edhe vetëm një ditë për ta bërë këtë. Zyrat rajonale të DAP-it, regjistrimin elektronik do ta bëjë deri më 31 Dhjetor deri në 16 dhe 30 minuta në të gjitha zyrat rajonale. Nga DAP-i thonë se në dhjetë ditët e fundit një përqindje e madhe e qytetarëve e ka përfunduar këtë detyrim dhe një numër i vogël i tatimpaguesve që presin se do të regjistrohen në mënyrë elektronike në afatin e fundit. Megjithatë nuk mund të thonë nëse do të ketë vazhdim të afatit, nëse eventualisht mbeten qytetarë të cilët kanë pasur detyrim ligjor, dhe që deri në afatin e fundit nuk janë regjistruar në sistemin elektronik.

Drejtoria e të Ardhurave Publike

“Me qëllim që DAP-i, ta dorëzojë deklaratën e plotësuar tatimore te qytetarët, ata duhet të regjistrohen. Ata që nuk janë regjistruar nuk do ta kenë këtë mundësi. Prandaj, i ftojmë të gjithë ata që deri tani nuk e kryer këtë obligim ta bëjnë sa më shpejt”

Deri të premten, mbi 620 mijë tatimpagues e përmbushën detyrimin ligjor dhe janë regjistruar në mënyrë elektronike, në sistemin elektronik të DAP-it. Rregullat e reja të DAP-it parashohin që të gjithë personat fizikë që kanë fituar të ardhura gjatë vitit, do të duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP, në sistemin e ri E-tatimi personal deri në fund të vitit. Nga ky detyrim janë liruar vetëm pensionistët që marrin vetëm pension. Të gjithë do të duhet të kenë adresa elektronike te të cilat, pasi të regjistrohen, do të marrin një kërkesë që duhet ta dorëzojnë në zyrat e DAP-it, e cila pastaj do ti konfirmojë të dhënat.

Aleksandra Spasevska 

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...