Nesër është afati i fundit për paraqitjen e tatimit pranë zyrave të DAP-it. Edhe 170 mijë qytetarë deri nesër priten të dorëzojnë paraqitjet vjetore të tatimit pranë sporteleve të DAP. Siç informojnë nga DAP deri dje janë dorëzuar mbi 230 mijë paraqitje të tatimit, prej të cilave më tepër në Shkup, mbi 86 mijë paraqitje.

Nga Drejtoria përkujtojnë se qytetarët mund t’i dorëzojnë paraqitjet edhe në pikat plotësuese të DAP-it në Qendër si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom. Këtë vit qytetarët për herë të fundit e kanë obligim të dorëzojnë paraqitje vjetore të tatimit, pasi nga viti i ardhshëm këtë do ta bëjë DAP.

Shpërndaj me