Objektet hotelierike dhe bastoret do të mund të anulojnë llogari fiskale vetëm në 15 minutat e para të dhënies. Për llogaritë e anuluara, do të duhet të japin llogari të re. Drejtoria e të Ardhurave Publike përmes ndryshimeve ligjore po tenton ta ulë ekonominë gri për të cilën një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev tha se është mbi 30%. Drejtorja e DAP-it, Sanja Llukarevska thotë se gjatë kontrolleve të inspektorëve janë vërejtur shpërdorime dhe mos- dhënie të llogarive fiskale te obliguesit tatimor.

Gjatë dhënies së llogarisë patjetër duhet saktë të shkruaj mënyrë e pagesës. A do të paguhet llogaria me para në dorë apo me kartelë pagesore. Në rast të përsëritjes së shkeljeve nga obliguesit tatimor sipas ndryshimeve, qëndron edhe ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”- pohoi Sanja Llukarevska- drejtore e DAP.

Analiza e DAP-it ka treguar se vitin e kaluar janë anuluar 77.832 llogari në vlerë prej 553 milionë denarëve. Fatura të këtilla japin madje edhe Shoqatat mortore. Lidhur me kthimin e TVSH-së për qytetarët, që kryeministri Zaev njoftoi se do të fillojë më 1 korrik, Llukarevska thotë se DAP punon në gjetjen e mënyrës se si të realizohet masa e këtillë. Sipas saj, kthimi i TVSH-së përmes telefonit do të jetë për një grup të caktuar, por do të kërkohet zgjidhje e mundshme për të cilat do të dalin me detaje.  Vitin e kaluar nga 7000 kontrollet e DAP-it janë zbuluar 826 parregullsi. Gjatë kontrolleve për fiskalizim, të shpeshtën janë vërejtur parregullsi me mos- dhënien e llogarive fiskale përkatësisht shfrytëzim të llogarive “kompjuterike” si zëvendësim të llogarive fiskale, mos- posedim të llogarive fiskale rezervë, mos- evidentim të të dhënave në evidencën për raportin ditor financiar si dhe qarkullim jo të harmonizuar.

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...