Drejtoria e të ardhurave publike nuk tregon se si do ua lehtësojë pensionistëve obligimin që në mënyrë elektronike të regjistrohen për dorëzimin e deklaratave tatimore vjetore. Edhe sot drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska vetëm paralajmëroi se do ketë disa lehtësime.

Unë ju thashë se kjo konferencë për shtyp është tematike pikërisht për ngjarjen e sotme dhe momentin e ri në DAP. Në periudhën e ardhshme për kohë shumë të shkurt do dalim me zgjidhje ligjore që ka të bëjë me rrethana lehtësuese për pensionistët që realizojnë të ardhura vetëm nga pensionet”- u shpreh Sanja llukarevska, drejtoreshë e DAP.

Por, përveç problemit me pensionistët, qytetarët dhe kompanitë kanë problem edhe me komunikimin elektronik me DAP-in. Pas rënies së sistemit për deklarimin e tatimit të vlerës së shtuar, gjatë ditëve të kaluara qytetarët nuk mundshin të regjistrohen edhe për deklaratat tatimore vjetore.

Është viti i parë dhe pres të ketë probleme të këtilla, por ne e shënuam fillimin dhe do shkojmë deri në fund”- theksoi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.

Llukarevska pohon se deri në fillimin e zbatimit të tatimit progresiv për 53 ditë, ata do jenë të gatshëm për bërjen e llogarive dhe ndjekjen e të ardhurave mbi 90 mijë denarë që do duhet të tatohen tashmë me 18%. Ajo megjithatë pret që edhe më tej të ketë probleme me rënien e sistemit.

Drejtoria është e përgatitur dhe patjetër të jetë. Gjithsesi, siç ka ndodhur edhe deri tani, nuk është hera e parë që bie sistemi dhe ju jeni dëshmitarë se edhe në të kaluarën kemi pasur probleme të këtilla teknike nga aspekti i IT-së dhe unë shpresoj se obliguesit do të kenë mirëkuptim”- pohoi Sanja Llukarevska, drejtoreshë e DAP.

Ndryshe, deri në fillim të aplikimit të tatimit progresiv, do duhet të miratohet ligji dhe aktet nënligjore dhe rregulloret. Llukarevska thotë se janë në koordinim edhe me drejtoritë tatimore të rajonit që të pengohen pagesat e qytetarëve tonë të bëhen në vendet fqinje duke juu shmangur kështu tatimit progresiv prej 18 për qind.

Goran Temenugov

Loading...

Shpërndaj me